Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, Koci: Më shumë pritnin autobusin sesa protestonin

Avokati, Arianit Koci, ka sqaruar edhe njëherë tërheqjen e tij nga organizimi i protestës lidhur me kundërshtimin e shtrenjtimit të rrymës.

Megjithatë, Koci, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, bëri të ditur se sot ishte protestoi teksa ironizoi me numrin e pjesëmarrësve pasi sipas tij më shumë kishte njerëz që prisnin autobusin sesa që protestonin.

“Çdo punë e bëjë me shumë seriozitet dhe nuk frikësohem e nuk mundet me më ble askush – por në analizë e sipër e kam pa që kauza e protestës mundët me u dëmtu pasi unë ka një kohë të gjatë që jam avokat dhe mundet me u kriju një situatë që dikush e shfrytëzon për konflikt interesi. Për këtë unë jam tërhequr nga organizimi i asaj proteste, por unë sot kam qenë në protestë”, u shpreh Koci.

“Të shumë pati qytetarë që ishin duke e pritur autobusin sesa duke protestuar e njësoj pati edhe më shumë gazetarë. Sot u arrestua një 80-vjeçar që nuk proteston pa pasur një zor të madh e nuk del në shi për të protestuar, por uroj që e lirojnë shumë shpejtë. Çdo kauzë që është në interes të qytetarë do të jem në mbështetje të saj. Populli duhet të vetëdijesohet se kur diçka nuk është në rregull duhet të protestojë”, u shpreh Koci.

 

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika