Real Madridi nuk ndalet, fiton ndaj Valencias

Real Madridi ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Valencias, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Mestalla”, në kuadër të xhiros së radhës në La Liga.

“Los Blancos” vinin në këtë përballje pas një jave përgatitjeje, pasi ishin eliminuar nga Kupa e Mbretit në fazën e 1/16-ës, ndërsa në ndeshjen e fundit kampionale kishin mposhtur Rayo Vallecanon me rezultat 2:1.

Me këtë triumf, Real Madridi vazhdon formën e shkëlqyer në kampionat, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi në La Liga dhe duke mbetur në vendin e dytë, në ndjekje të liderit Barcelonës.

Skuadra Arbleoas synon të qëndrojë sa më pranë kreut të tabelës, para një kalendari të ngjeshur që përfshin ndeshjen ndaj Real Sociedadit më 14 shkurt dhe përballjen e fazës nokaut në Ligën e Kampionëve kundër Benficës më 17 shkurt.

Në anën tjetër, Valencia renditet në pozitën e 16-të, vetëm një pikë mbi zonën e rënies, pavarësisht disa rezultateve pozitive në javët e fundit.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika