Sot nis faza përfundimtare e gjykimit të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit në Hagë

Sot nis faza përfundimtare e njërit prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në këtë etapë, palët do të paraqesin për herë të fundit deklarimet e tyre para trupit gjykues.

Fillimisht do të ketë radhën Prokuroria, ekipet e mbrojtësve të viktimave dhe më pas nga 11 shkurti do të jetë radha e ekipeve mbrojtëse të të pandehurve.

Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po gjykohen për akuza që ata vazhdimisht i kanë mohuar, duke i cilësuar si të pabazuara.

Edhe ekipet mbrojtëse kanë kundërshtuar aktakuzën, duke theksuar se UÇK-ja nuk ka funksionuar me një zinxhir të centralizuar komandues dhe se pretendimet për krime ndaj katër të akuzuarve nuk janë mbështetur me prova bindëse.

Deklaratat përfundimtare do të mbahen nga sot deri më 13 shkurt në objektin e DHSK-së në Hagë.

Për shkak të interesimit të madh, numri i vendeve për publikun është i kufizuar, por seancat mund të ndiqen online në faqen zyrtare të DHSK-së, në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, me një vonesë prej 45 minutash.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka filluar më 3 prill 2023, duke ngjallur interes të madh publik në Kosovë dhe jashtë saj.

Gjatë vitit të kaluar janë mbajtur pesë protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Prishtinë, Hagë, Tiranë, Strasburg dhe Shkup, ku mijëra qytetarë kanë kërkuar “Drejtësi për Çlirimtarët”.

Një protestë tjetër pritet të organizohet në Prishtinë me rastin e përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.

“Liria ka Emër” ka ftuar qytetarët e Kosovës në marshin në të madh, një marsh paqësor, dinjitoz dhe gjithpërfshirës, një marsh për drejtësi dhe jo politikë.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika