Shoqërohet në stacion policor mësimdhënësi që rrahu nxënësin në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë

Mësimdhënësi që u shfaq në pamje duke ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë është dërguar në stacion policor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar në koordinim me Prokurorinë.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast. Aktualisht, policia në koordinim me prokurorinë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit”, ka deklaruar Pllana.

Në një video nga Kallxo, shihet një mësimdhënës i kësaj shkolle duke ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi.

Drejtori i shkollës “Pavarësia”, Halil Brahaj, e ka konfirmuar rastin.

Ai ka bërë të ditur se në momentin e incidentit nuk ndodhej në shkollë, por se është informuar për ngjarjen, të cilën e ka konfirmuar përmes telefonit.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika