Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me tone tejet të ashpra pas kërkesës së Prokuroria e Posaçme në Hagë për dënime të rënda ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe drejtuesve të tjerë të UÇK-së.
Në një postim në rrjetin social X, Rama i është përgjigjur interesimit të miqve nga Prishtina për mungesën e një reagimi të menjëhershëm ndaj lajmit të ditës, ku prokuroria kërkoi rreth 45 vite burg për Thaçi.
“Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehem për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës.
Nuk po shprehem dot, sepse ende po përpiqem të kuptoj se ku e ka zanafillën filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me një kërkesë që i ngjan varrosjes për së gjalli të katër burrave. Si rrallëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta përtyp gjithë atë mal me mut që nxori sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!”, ka shkruar Rama.

a.?!n.