Ski jashtë piste, tre të vdekur nga orteku në Francë

Dy shtetas britanikë dhe një francez kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në Alpet Franceze të premten.

Dy britanikët ishin pjesë e një grupi prej pesë personash që po bënin ski jashtë pistës (off-piste), të shoqëruar nga një instruktor, në luginën Manchet pranë Val d’Isère, konfirmoi një zëdhënëse e resortit për BBC, transmeton Dukagjini.

Shtetasi francez po skijonte i vetëm kur orteku e godit, njoftoi prokurori i Albertville, Benoit Bachelet, në deklaratën ku konfirmoi viktimat.

Sipas tij, një tjetër shtetas britanik ka pësuar lëndime të lehta.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike tha për BBC se autoritetet janë në dijeni për vdekjen e dy britanikëve dhe janë “në kontakt me autoritetet lokale, duke qenë të gatshëm të ofrojnë asistencë konsullore”.

Prokuroria e Albertville ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia, i cili do të zhvillohet nga njësia malore e policisë së shpëtimit CRS Alpes.

Instruktori i skive, i cili nuk pësoi lëndime, rezultoi negativ në testet për alkool dhe drogë, sipas prokurorit.

Antoine Martignon dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në La Vallée du Manchet të premten në mëngjes dhe filmuan momentin e ortekut. Ata kishin planifikuar fillimisht të skijonin në Val d’Isère, por për shkak të mbingarkesës në pista vendosën të bënin një shëtitje.

“Po shikoja njerëz që po bënin ski jashtë piste dhe mendova se dukej shumë e rrezikshme”, tha Martignon.

“Brenda 20 sekondash ndodhi orteku, zbriti poshtë dhe mori me vete personat që ndodheshin më poshtë.”

Resorti i Tignes, pranë zonës së ngjarjes, ka përjetuar gjithashtu ortekë këtë dimër, ku muajin e kaluar humbi jetën një person.

Shërbimi kombëtar francez i motit kishte shpallur alarm të kuq për rrezik ortekësh në rajonin e Savoie të enjten, alarm i cili u hoq të premten. Megjithatë, niveli i rrezikut mbeti i lartë në të gjithë Alpet, për shkak të “mbulesës shumë të paqëndrueshme të borës”.

Orteku ndodhi pas kalimit të stuhisë Nils, e cila përshkoi Francën një ditë më parë, duke lënë nga 60 deri në 100 centimetra borë, sipas autoriteteve meteorologjike.

Në javët e fundit janë regjistruar disa ortekë fatalë në rajon, përfshirë vdekjen e një britaniku që po bënte ski jashtë piste në resortin La Plagne në janar.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika