Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është njohur zyrtarisht si Dita e Pavarësisë së Kosovës në kryeqytetin amerikan.

Përmes një postimi më 14 shkurt 2026, ambasada publikoi një letër të nënshkruar nga Muriel Bowser, kryetare e Uashington DC, në të cilën konfirmohet shpallja e 17 Shkurtit si ditë zyrtare për nder të Pavarësisë së Kosovës.

“Faleminderit, Kryetare Bowser, që e njohët zyrtarisht 17 Shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Washington, DC”, thuhet në njoftimin e ambasadës, i cili shoqërohet me letrën në gjuhën angleze.

Në dokument theksohet progresi i Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në konsolidimin e rolit të saj në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu, Bowser vë në pah kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan në jetën kulturore dhe qytetare të Uashington DC, duke e cilësuar atë si pjesë të rëndësishme të diversitetit dhe zhvillimit të qytetit.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika