Ndahet nga jeta aktori i njohur i Hollivudit Robert Duvall

Robert Duvall, i cili luajti, ndër të tjera, në filmat “The Godfather” dhe “Apocalypse Now”, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare.

Duvall u bë i famshëm në vitin 1959 me rolin e tij në serialin televiziv “The Twilight Zone” dhe më pas kaloi në film, duke luajtur rolin e Boo Radley në filmin e vitit 1962 “To Kill A Mockingbird” përkrah Gregory Peck.

Filma të tjerë të shquar përfshijnë: M*A*S*H (1970), THX 1138 (1971), The Godfather (1972), The Godfather Part II (1974), The Conversation (1974), Network (1976), Apocalypse Now (1979), The Great Santini (1979), The Natural (1984), Colours (1988), Sling Blade (1996), The Apostle (1997), Deep Impact (1998) dhe Judge (2014).

Duvall fitoi një çmim Oscar për Aktorin më të Mirë  për filmin e vitit 1983 “Tender Mercies”, dhe gjithashtu fitoi dy çmime Emmy, katër çmime Golden Globe dhe një  çmim BAFTA për Aktorin më të Mirë Mbështetës.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika