Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, ka kërkuar që klienti i tij të shpallet i pafajshëm.
Ellis para prokurorëve dhe trupit gjykues, u shpreh se është besimplotë që kur gjykatësit të zbatojnë vlerësimet dhe të shohin dokumentet, do të pajtohen me argumentet e mbrojtjes të cilat do të çojnë në shpalljen e pafajshme të Jakup Krasniqit.
“Ne jemi besimplotë që kur të zbatoni dhe kur bëni vlerësime, kur të shikoni dokumentet e të zbatoni me rigorozitet, ju do të pajtoheni me argumentet prej nesh dhe kjo do të çojë në shpalljen e pafajshme të Jakup Krasniqit”, deklaroi ai.