Veseli nga Haga: Drejtësia mund të vonohet por jo të mohohet, i kam shërbyer vendit tim

Ish-kryeparalementari Kadri Veseli tha se drejtësia mund të vonohet por nuk mund të mohohet.

“Gjykata duhet me cdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë kjo nuk është thjeshtë një detyrë ligjore është kontributi i saj i madh dhe trashëgimi që do të mbetet prej kësaj gjykate – ky është edhe shkaku pse ju bashkova atyre mijëra grave e burrave që u rreshtuan në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e Kosovës dhe pse i kam shërbyer gjithë jetën time vendit tim, që çdo qytetarë të gëzojë drejtësinë dhe që bota ta njoh të vërtetën për kombin tonë. Edhe në momentet më të errëta nuk e humba besimin se e drejta dhe e vërteta do të triumfojë”, u shpreh Veseli.

Veseli, gjatë fjalës së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, u shpreh se veprimet e tij kanë qenë ligjore dhe se nuk ka asnjë provë që ai ka kryer krime lufte, njofton Dukagjini.

“Unë e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë… Veprimet e mia kanë qenë ligjore. Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë. Edhe ne momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të arrihet prej padrejtësisë. Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhdueshëm. Unë e di çka do të thotë të jetosh në kërcënim të vazhdueshëm, kjo është një përvojë qe nuk do t’ia dëshiroja askujt. Pas dekadash hetime dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime”, shtoi Veseli.

Ai tha se u kthye në Kosovë, meqë nuk ka mundur të qëndrojë indiferent para vuajtjeve që po përjetonte populli i tij.

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika