Krasniqi nga Haga: Qëndroj para jush jo si kriminel, por si njeri i lindur dhe i kalitur nga luftërat

Në Gjykatë Speciale sot dhanë fjalën përfundimtare avokatët mbrojtës.

Pasi përfundoi deklarimi i tyre radha është tek deklarimet përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në fjalimin e tij, Jakup Krasniqi, kërkoi nga trupi gjykues në Hagë që të gjykojë secilën provë me durim, për çka tha se nuk do të gjejnë “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

“Sot ndodhem në vitin tim të 16-të të burgimit vetëm pse luftova për liri dhe pavarësi. Qëndroj para jush jo si kriminel, por njeri i lindur dhe i kalitur nga luftërat”, tha Krasniqi në fjalën përfundimtare.

Krasniqi, mes tjerash, u shpreh se për më shumë se pesë vjet i janë mohuar të drejtuar e njeriut.

“Për më shumë se pesë vjet, besoj se më janë mohuar të drejtat e njeriut të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ndër to, më e rëndësishmja është e drejta për të jetuar në liri, veçanërisht e drejta e një njeriu në fazën e fundit të jetës së tij për t’i jetuar vitet e mbetura me dinjitet, pranë familjes dhe në atdheun e lirë”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se aktakuza e Prokurorisë Speciale i përshkruan atij role dhe përgjegjësi të cilat nuk i ka pasur kurrë dhe se “ajo figurë nuk është ky personi që qëndron sot para jush”.

Ai, mes tjerash, u shpreh se bashkë me shokët e tij janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë.

 

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika