Dy javë kohë për zgjedhjen e presidentes, PDK e LDK në pritje të ftesës nga VV-ja

Kanë mbetur vetëm edhe dy javë kohë për zgjedhjen e presidentit në Kosovë, por partitë politike ende nuk kanë nisur zyrtarisht konsultimet. Partia Demokratike e Kosovës kërkon marrëveshje dhe konsensus politik para çdo emri gjersa nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se presin vlerësim nga lidershipi partiak. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje e ka lënë çështjen pas përfundimit të buxhetit

Foto ilustrim

Më pak se dy javë kanë mbetur deri në afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit por partitë politike ende nuk kanë ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Ndonëse kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se konsultimet për president do të nisnin qysh ditë më parë, partitë politike thonë se ende nuk kanë pranuar ftesë nga partia në pushtet.

Nga Partia Demokratike, kanë deklaruar se të domosdoshme e kanë një marrëveshje politike.

“Deri në këto çaste nuk kam informacion se kemi pranuar ndonjë ftesë mirëpo qëndrimi i PDK-së është i qartë, duhet të ketë një marrëveshje politike, një konsensus politik nga i cili do lind edhe emri i një presidenti/presidentes. Kryetari Bedri Hamza e ka bërë të qartë që nëse vjen një ftesë, pa dyshim se do të marrë pjesë në një takim të tillë. S’mund të flasim për propozime që ende s’janë publike nga LVV, kur të vinë propozimet është edhe vendimi ynë, për momentin askush s’e ka propozuar zonjën Osmani andaj s’mund të flasim”, ka dekalruar Artan Behrami – Deputet i PDK-së.

Deputet të LDK-së ndërkaq kanë thënë se kjo është çështje që vendosë lidershipi partiak.

“Se kam këtë informacion. Nuk kam diçka, i takon kryetarit tonë të partisë të vlerësoj nëse ka ftesa për dakordim”, ka theksuar Armend Zemaj – Deputet i LDK-së.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, mungesa e dakordimit mund të çojë edhe në nevojën për interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

“Kushtetuta e parasheh që të zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual e që i bie deri më datën katër të muajit të ardhshëm, që është jashtëzakonisht problematike të bëhet një gjë e tillë marrë parasysh faktin që parittë politike ende s’kanë ndonjë marrëveshje. Unifikimi i partive politike këtu është i pashmangshëm. Çështja tjetër është që Kushtetuta nuk parasheh ndonjë pasojë që ç’ka nëse nuk zgjidhet…kjo përbën temë në vete që ndoshta do duhej një intervenim i Gjykatës Kushtetuese…zgjedhje veç patëm, populli e ka dhënë fjalën e vet dhe nuk kemi kohë për zgjedhje. Në këtë legjislaturë duhet munduar të gjindet zgjidhje për problem të caktuara kushtetuese, përfshirë edhe president. Partitë politike duhet ta shohin si një mundësi për të ecur përpara dhe jo si mundësi bllokuese sepse secili bllokimt ashmë do jetë një vonesë shtesë për Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Melos Kolshi – Hulumtues në IKD.

Televizioni ka pyetur edhe deputet të Lëvizjes Vetëvendosje nëse ka ndonjë plan për takim me partitë politike por deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni tha se aktualisht ka çështje më me rëndësi që duhet përfunduar, siç është buxheti i shtetit.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika