Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni ekskluzivisht për Dukagjinin thonë se aktualisht nuk ka ndryshime

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë duke i bërë presion NATO-s që të reduktojë ndjeshëm aktivitetet jashtë territorit tradicional duke përfshirë edhe reduktimin e trupave të KFOR-it në Kosovë.

Ata (diplomatët) deklaruan për POLITICO se në muajt e fundit, SHBA-ja gjithashtu ka lobuar edhe për zvogëlimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR). Sipas këtij drejtimi nga Uashingtoni, NATO do të kufizonte aktivitetet e quajtura “jashtë zonës”, që shtrihen përtej detyrave themelore të mbrojtjes dhe parandalimit.

Po ashtu, sipas të njëjtëve diplomatë, kjo nismë është quajtur brenda NATO-s “kthim në parametrat fillestarë”.

Një zyrtar i NATO-s ekskluzivisht për Dukagjinin ka deklaruar se forca dhe pozicioni i misionit KFOR rishikohen dhe përshtaten periodikisht sipas zhvillimeve, por aktualisht nuk ka ndryshime të konsiderueshme në shqyrtim.

“Forca dhe pozicioni i KFOR-it rishikohen dhe përshtaten periodikisht, ndërsa rrethanat evoluojnë, në mënyrë që misioni të mbetet i përshtatshëm për qëllimin. Aktualisht, nuk ka ndryshime të konsiderueshme në shqyrtim. KFOR vazhdon të përmbushë mandatit të tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ndihmuar në mbajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes. KFOR vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit të NATO-s për Dukagjinin.

Sipas NATO-s, stabiliteti në rajon varet nga zgjedhja e diplomacisë mbi dhunën, dhe rruga drejt paqes afatgjate është politike dhe se NATO vazhdon të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja si kornizë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura me respekt për të drejtat e të gjitha komuniteteve.

“Prezenca dhe aktivitetet e përditshme të KFOR-it në të gjithë Kosovën krijojnë hapësirë për dialog politik. Stabiliteti në rajon në fund të fundit varet nga të gjitha palët që zgjedhin diplomacinë mbi dhunën. Rruga drejt paqes së qëndrueshme është politike. NATO vazhdon të mbështesë fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kornizë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura me respekt për të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha zyrtari.

Përtej raportimeve të sotme, zyrtari i NATO-s thotë për Dukagjinin se Shtetet e Bashkuara kanë një rol themelor në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe të stabilitetit rajonal, përfshirë brenda kornizës së misionit të NATO-s të udhëhequr nga KFOR. Shtetet e Bashkuara kanë pothuajse 600 trupa të vendosur me KFOR-in dhe udhëheq Komandën Rajonale Lindore (RC-East) të misionit. RC-East kontribuon në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në shumë mënyra të ndryshme, duke përfshirë patrullime, ushtrime, angazhime me përfaqësues të të gjitha komuniteteve lokale, dhe mbështetje për projekte të rindërtimit dhe zhvillimit ekonomik”, thotë ai.

Mbi të njëjtat raportime për Dukagjinin janë deklaruar edhe nga Pentagoni.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit për Dukagjinin është deklaruar shkurtimisht teksa i njëjti ka qenë i rezervuar mbi gjithë raportimet e sotme duke lënë të nënkuptohet se aktualisht nuk ka vendime të konfirmuara publikisht për ndryshime apo reduktim të trupave të KFOR-it në Kosovë.

“Nuk kemi ndryshime në pozicionin e forcës për t’i njoftuar sot”, tha zyrtari i Pentagonit për Dukagjinin.

SHBA kërkon riorganizim të NATO-s, përfshirë zvogëlimin e trupave në Kosovë

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika