Osmani e Rama në Bordin e Paqes, Mulliqi: Ngjarja më e rëndësishme që pas shpalljes së Pavarësisë

Politikani shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjino Mulliqi, ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen e presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Bordin e Paqes.

Mulliqi, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës kjo është ngjarja më e rëndësishme, njofton Dukagjini.

“Me të vërtetë ishe një zhvillim historik për kombin shqioptar që ti kemi të dy liderët e shteteve tona në një ngjarje politike në të gjithë botën që ishin krah për krah me liderët tjerë nën udhëheqjen e Trumpit dhe SHBA-ve. Mendoj se është ngjarja më e rëndësishme që pas shkurtit 2008 me Pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Mulliqi.

Mulliqi, mes tjerash, u shpreh se gjatë ditës së djeshme Administrata Trump rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën.

“Mënyrën e bisedës që e bëjnë Trump dhe Osmani tregon shkathtësinë e presidentes dhe ekipit të saj dhe afrimit të bashkëpunimit me presidentin Trump dhe ekipin e tij, Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin e Kosovës dhe shpresojmë që këtë vit të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në NATO po ashtu tregon raportet Kosovë-Serbi dhe rëndësinë e kësaj për Administratën Trump që nënkupton se e njëjta nuk dëshiron konflikte dhe trazira në shtetet Ballkanike dhe posaçërisht nga Serbia në Kosovë” tha Mulliqi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika