Protestuesit opozitarë në Shqipëri pasi hodhën fishekzjarrë dhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë, u zhvendosën drejt Parlamentit, ku hodhën molotovë drejt Parlamentit.
Policia e Shtetit ka rrethuar godinën dhe po u përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës protestuesve.
Më herët, sapo kreu i Partisë Demokratike përfundoi fjalën e tij, nisi hedhja e fishekzjarrëve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë, shkruan A2.
Menjëherë pas kësaj, policia u përgjigj duke hedhur ujë në drejtim të protestuesve.
Pas thirrjeve të vazhdueshme për largimin e protestuesve, ata janë larguar nga godina e Kryeministrisë.
