Promovohet në Librarinë Dukagjini libri “Pavarësia e Kosovës – ‘Vatra’ dhe ‘Dielli’ (1981-2008)” nga Prof. Dr. Roland Gjini

Më 26 shkurt (e ejte), në orën 18:00, në Librarinë Dukagjini, në Sheshin “Nënë Tereza”, do të mbahet promovimi i librit “Pavarësia e Kosovës – Federata Panshqiptare ‘Vatra’ dhe gazeta ‘Dielli’ e SHBA-së (1981-2008)” me autor Prof. Dr. Roland Gjini.

Botimi sjell një studim të thelluar mbi rolin dhe kontributin e Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe gazetës së saj “Dielli” në mbështetje të çështjes së Kosovës, nga demonstratat e vitit 1981 deri në shpalljen e pavarësisë dhe vitet pas saj. Sipas vlerësimit të akademikut Beqir Meta, vepra përbën një kontribut me vlerë shkencore, duke mbushur një boshllëk në studimet për diasporën shqiptare dhe angazhimin e saj në momentet kyçe të historisë sonë kombëtare.

Libri trajton reagimet dhe qëndrimet e “Vatrës” dhe “Diellit” ndaj zhvillimeve dramatike në Kosovë, përfshirë demonstratat e vitit 1981, heqjen e autonomisë më 1989, rezistencën paqësore, luftën çlirimtare dhe procesin e pavarësisë. Përmes dokumenteve, rezolutave, editorialeve dhe analizave, paraqitet ndikimi i diasporës shqiptare në opinionin amerikan dhe diplomacinë ndërkombëtare.

Autori, Prof. Dr. Roland Gjini, është historian dhe pedagog me një veprimtari të gjerë akademike, me një sërë botimesh shkencore dhe tekste universitare. Ky botim i ri pritet të zgjojë interes të veçantë në mesin e studiuesve, studentëve dhe publikut të gjerë të interesuar për historinë bashkëkohore të Kosovës dhe rolin e diasporës shqiptare.

Të gjithë të interesuarit, studiues, studentë dhe dashamirës të librit, janë të ftuar të marrin pjesë në këtë aktivitet promovues. Ju mirëpresim!

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika