4 vjet të luftës Ukrainë-Rusi, përkundër dëshpërimit ukrainasit ende me shpresë për fitore

Janë bërë katër vite prej kur Rusia, synoi pushtimin e plotë të Ukrainës. Rrugës ngeci, por dy shtetet tashmë kanë pësuar humbje të mëdha. Gjendja në Ukrainë nuk është aspak e lehtë, me bombat ruse që u bijnë vazhdimisht e dimrin e ashpër që po kalojnë, por përkundër kësaj, gjejnë shpresë se shteti i tyre, do të jetë i lirë. 

Ushtarët ukrainas duke goditur caqet ruse afër qytetit të Avdijivkës në rajonin lindor të Donjeckut. 31 maj 2023. Foto: Reuters
Mungesa e energjisë elektrike, për Irinën, nënkupton që i duhet të ngjitet këmbë shkallëve për në katin e 18 të ndërtesës ku banon, të përgatisë pak ushqim duke përdorur një pajisje me gas dhe përfundimisht, të mbështillet me një thes gjumi.
Shpeshherë, ajo thotë se temperaturat brenda banesës nuk dallojnë nga ato jashtë.
“Me kohë, njerëzit mësohen të jetojnë kështu. Por këtë nuk do të dëshiroja ta përjetonte as armiku im më i keq. Dhe nuk dua që asnjë nga ju, të përjetoni atë nëpër të cilën po kalojnë ukrainasit”, ka thënë Irina, banore e Kievit.
Është kjo vetëm një copëz e përjetimeve të ukrainasve, që tash e katër vite janë në luftë me Rusinë.
Luftë që ka sjellë shkatërrim, qindra e mijëra viktima e dëshpërim të madh.
Në veçanti, stina e dimrit godet rëndë banorët – me Rusinë që në vazhdimësi ka pasur në cak edhe infrastrukturën energjetike të shtetit që drejtohet nga Volodomyr Zelensky.
“Në këto kushte, është e vështirë për njerëzit të përgatisin në shtëpitë e tyre, pa energji elektrike për periudha të gjata, pa ujë e disa të tjera nuk kan as gaz. Është e pamundshme, dhe kjo ndihmon për ushqimin e mbarë familjes”, ka thënë Lyalya, vullnetare në OJQ-në World Central Kitche  
Këtë të martë, në përvjetorin e katërt, në Kiev ka mbërritur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e të tjerë zyrtarë evropian do t’i bashkohen.
Edhe në periudhën më të vështirë, Bashkimi Evropian, mbetet peng i votave në veprime konkrete, përkundër që nuk kanë munguar veprime si pako ekonomike miliardëshe, armatim e zotim për ndihma shtesë, por edhe përshpejtim të procesit të anëtarësimit.
Të hënën, u dështua të bindet Viktor Orbani i Hungarisë që të jap votën për të miratuar pakon e fundit të sanksioneve kundër Rusisë, por edhe një hua që do t’i ndihmonte Ukrainës t’i arrinte objektivat e saja ushtarake dhe financiare.
Dhe ky veprim, nga disa liderë u konsiderua sabotazh politik nga ana e Orbanit, megjithëse nuk është hera e parë e duket se nuk do të jetë e fundit që bëhet pengesë e planeve evropiane kundër Rusisë.
Në anën tjetër, bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, përkundër pritjeve të mëdha –  nuk prodhuan rezultate konkrete deri tani, dhe numri i viktimave vazhdon të rritet.
Palët japin shifra të ndryshme, por Rusia, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, deri në dhjetor të vitit të kaluar ka humbur 325 mijë ushtarë, e Ukraina, po sipas kësaj Qendreje, ka gjithsej 140 mijë viktima.
Dimri i fundit, sipas banorëve, rezulton të jetë prej më të ashpërve në të paktën dekadën e fundit, me temperaturat që në fillim të shkurtit kanë shkuar deri në minus 23 gradë celsius.
Megjithatë, diku mes banorëve ende ka shpresë se gjithçka do të ketë një fund të mirë.
“Së shpejti do të ngrohet sepse po vjen pranvera. Jemi adaptuar me këto kushte dhe jemi optimistë për të ardhmen. Kam shpresë se do t’i tejkalojmë të gjitha vështirësitë dhe ukraina do të jetë e lirë.”, ka thënë Olga, banore e Kievit.
Rusia më 24 shkurt të vitit 2022 nisi reaelizimin planit për pushtimin e plotë të Ukrainës, por pritjet për një fund të shpejt të luftës me dorëzimin e Kievit, i dolën të gabuara.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika