Zvicra ofron 50 mijë franga për familjet e viktimave dhe të mbijetuarit e zjarrit në Crans-Montana

Zvicra njoftoi të mërkurën se do të japë një pagesë të njëhershme prej 50 mijë frangash zvicerane (rreth 56,000 dollarë) për të mbijetuarit dhe familjet e viktimave që humbën jetën natën e Vitit të Ri në resortin e skive Crans-Montana, ku zjarri mori jetën e 41 personave dhe la të lënduar 100 të tjerë.

Këshilli Federal i Zvicrës e quajti këtë “kontribut solidariteti”, duke theksuar se qëllimi është të ofrohet mbështetje financiare e menjëhershme për viktimat dhe të shprehet dhembshuria e qeverisë, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Pagesa do të përfshijë secilin person që humbi jetën dhe çdo të shtruar në spital.

Presidenti zviceran, Guy Parmelin, deklaroi në një konferencë për shtyp se Këshilli Federal ndan me viktimat dhe familjet e tyre dëshirën për të vërtetën dhe drejtësinë.

“Edhe ne duam të dimë çfarë ndodhi, pse ndodhi dhe si mund të ishte parandaluar”, tha ai.

Sipas dëshmitarëve dhe prokurorëve, zjarri dyshohet të ketë nisur nga përdorimi i qirinjve fishekzjarrë, të cilët ndezën materialin izolues prej shkume në tavanin e bodrumit të barit.

Autoritetet zvicerane njoftuan se 115 persona u plagosën, shumica adoleshentë, ndërsa shumë nga viktimat ishin shtetas të huaj, përfshirë disa nga Franca dhe Italia.

Këshilli Federal tha se do të organizojë një tryezë të rrumbullakët për të ndihmuar viktimat, kompanitë e sigurimeve dhe autoritetet të arrijnë marrëveshje jashtëgjyqësore, me qëllim shmangien e proceseve të gjata ligjore.

Qeveria synon të kontribuojë deri në 20 milionë franga për këto marrëveshje dhe gjithashtu planifikon të ndajë 8.5 milionë franga për kantonet e prekura, për të mbuluar shpenzimet e jashtëzakonshme.

Sipas qeverisë, këto masa u morën pas një analize të kryer nga Federal Office of Justice, e cila evidentoi boshllëqe në sistemet ekzistuese të mbështetjes. Sistemet aktuale janë kryesisht të dizajnuara për raste individuale dhe nuk arrijnë të përballojnë fatkeqësi me përmasa të mëdha.

Rreth 40 të vdekur nga zjarri në Zvicër

Tragjedia në Crans-Montana, mijëra njerëz shkojnë për ngushëllime

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika