SHBA-ja dhe Irani nisin raundin e tretë të bisedimeve në Gjenevë

Zyrtarë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë nisur në Gjeneva raundin e tretë të bisedimeve indirekte, të cilat konsiderohen kyçe për të shmangur një konflikt të ri në Lindjen e Mesme.

Takimet zhvillohen në një klimë tensionesh të larta, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se mund të ndërmarrë sulme ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor.

Nga ana tjetër, Teherani ka deklaruar se do t’i përgjigjet me forcë çdo sulmi të mundshëm.

Bisedimet po ndërmjetësohen sërish nga ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, i cili ka thënë se palët kanë treguar “hapje të paprecedentë ndaj ideve dhe zgjidhjeve të reja kreative”.

Megjithatë, gjasat për arritjen e një marrëveshjeje mbeten të paqarta, raporton BBC.

Delegacioni iranian udhëhiqet nga ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, ndërsa pala amerikane përfaqësohet nga i dërguari special Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner.

Presidenti Trump ka deklaruar se preferon një zgjidhje diplomatike, por ka lënë të hapur mundësinë e një sulmi të kufizuar për të ushtruar presion ndaj udhëheqjes iraniane. Ai nuk ka sqaruar publikisht kërkesat konkrete të SHBA-së në këto negociata dhe arsyen pse konsiderohet e nevojshme veprimi ushtarak tani, tetë muaj pasi SHBA-ja bombardoi objekte bërthamore iraniane gjatë përplasjes mes Izraelit dhe Iranit.

Ndërkohë, SHBA ka shtuar ndjeshëm praninë ushtarake në rajon, duke dërguar mijëra trupa, dy aeroplanmbajtëse dhe anije të tjera luftarake, si dhe avionë luftarakë dhe cisterna furnizimi në ajër – lëvizja më e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003.

Irani ka refuzuar kërkesën amerikane për ndalimin e pasurimit të uraniumit në territorin e tij, por ka lënë të kuptohet se mund të ofrojë lëshime të caktuara lidhur me programin bërthamor.

Për dekada, SHBA dhe Izraeli e kanë akuzuar Iranin se synon zhvillimin e fshehtë të armës bërthamore. Teherani këmbëngul se programi i tij ka qëllime ekskluzivisht paqësore, megjithëse është i vetmi shtet pa armë bërthamore që ka pasuruar uranium në nivele pranë atyre për përdorim ushtarak.

SHBA dhe Irani takohen në Gjenevë mes kërcënimeve për sulme dhe presionit për marrëveshje bërthamore

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika