Berisha: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, çështja e presidentit mbetet edhe pas tyre

Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston një momentum politik që do ta justifikonte shkuarjen në zgjedhje të reja.

Sipas tij, Kosova tashmë po përballet me një bllokadë institucionale që nga viti i kaluar dhe zgjedhjet e parakohshme nuk do të sillnin domosdoshmërisht zgjidhje.

“Nuk është një moementum që na jep arsye për të shkuar në zgjedhje. Për faktin se tanimë Kosova e ka një bllokadë, që ndodhi nga viti i kaluar. Edhe normalisht shkuara në zgjedhje nuk na jep zgjidhje. Sepse përafërsisht këtu do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme, plus-minus tek ndonjë parti. Gjendja e presidentit mbetet e tillë nëse nuk do të ketë pas zgjedhjeve një marrëveshje, e cila do të jetë një marrëveshje më e përgjithshme. Formati jonë politik e shtetëror e do një formë të komunikimit për t’i zgjidhur këto institucione…

Në demokracinë tonë komunitet ndodh me qenë të rëndësishme për faktin se e kanë votën vendimtare. Megjithatë zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e krejt neve…”, ka thënë Berisha në FIVE të TV Dukagjinit.

Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill, ndërsa afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri është 4 marsi. Kushtetuta e Kosovës parasheh që në dy rundet e para kërkohen së paku 80 vota nga 120 deputetë, ndërsa në rundin e tretë mjaftojnë 61 vota. Çdo kandidaturë duhet të mbështetet nga të paktën 30 nënshkrime deputetësh.

Nëse deri më 4 mars nuk arrihet zgjedhja e presidentit të ri, vendi do të përballet me zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh, siç e përcakton Kushtetuta.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika