Në opinionin publik ka pasur diskutime në të kaluarën për mundësinë që veprimtari Adem Demaçi të merrte një rol institucional, përfshirë edhe postin e presidentit.
Në 90-vjetorin e lindjes së Demaçit, shkrimtari dhe bashkëpunëtori i tij, Selatin Novosella, ka treguar në FIVE në TV Dukagjini se, sipas bindjes së tij, Demaçi nuk e ka pasur vullnetin për t’u bërë president.
“Dëshira e Adem Demaçit nuk ka qenë. Vullnet i Adem Demaçit për tu bërë president nuk ka qenë…
Unë qofsha i gabuar, unë e kam këtë mendim, mund të jem nën ndikimin e filozofisë demaçiane. Unë nuk besoj, përveç në aspektin moral, me meritu, po s’ka diskutim a e ka meritu me qenë president. Nuk do t’i bëhej nder i madh Adem Demaçit, se kam bindjen që pushteti të konsumon. Pushteti të harxhon, të tjetërson. Adem Demaçi nuk e ka merituar. Adem Demaci ka shkuar më shumë vertikalisht si Adem Demaçi se të shkonte sikur president.
Unë jam i sigurt që Adem Demaçi më i madh ka qenë si Adem Demaçi se po të ishte në rolin e presidentit”, ka thënë Novosella.