Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë dhe mbledhja ka nisur në orën 13:00.
Siç raporton RTK-ja, në këtë mbledhje pritet të diskutohet çështja e presidentit.
Për takimin e mundshëm mes Kurtit dhe Hamzës gjatë pasdites së sotme ende nuk është konfirmuar asgjë.
Kujtojmë se Hamza e Kurti u takuan edhe disa ditë më parë për të diskutuar çështjen e presidentit. Kurti u pati takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Pas takimeve është thënë se duhet të ketë dakordim për një president konsensual.
Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 4 mars ta zgjedhë presidentin e ri. Deri tash ka pasur shumë propozime, por ende asnjë kandidat.