“Aleanca trans-atlantike me 32 vende anëtare po ndjek me kujdes zhvillimet në Iran dhe rajon,” tha zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart.
Anëtarë të NATO-s si Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë të lidhur nga një garanci e përbashkët mbrojtjeje e quajtur Artikulli 5, sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj të gjithëve, shkruan AP, transmeton Dukagjini.
Aleanca thotë se ndihma mund të përfshijë ose jo përdorimin e forcës së armatosur, dhe mund të përfshijë çdo veprim që Aleatët e konsiderojnë të nevojshëm për të rivendosur dhe mbajtur sigurinë në zonën e Atlantikut të Veriut.
Artikulli 6 përcakton kufijtë gjeografikë të detyrimit të ndihmës së përbashkët të anëtarëve, “kryesisht duke e kufizuar atë në zonën e Atlantikut të Veriut, veriore të Tropikut të Gaforres.”