Bekim Jashari: Likoshani dhe Qirezi ishin sinjali i parë i gjenocidit serb në Kosovë

Pesë ditë para se të nisnin planin për të sulmuar Lagjen Jashari dhe Komandantin Legjendar Adem Jashari, forcat serbe u ndeshën me ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vendin e quajtur “Lisat Gjashtnjakë”, ku ranë dëshmorë Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli.

Në një mesazh përkujtimor, Bekim Jashari ka thënë se pas humbjeve në ushtarë dhe artileri, forcat serbe u hakmorën mbi popullsinë civile në Likoshan e Qirez, duke vrarë gra, fëmijë e pleq, pa kursyer as gruan shtatzënë.

Jashari tutje është shprehur se kjo masakër ishte më shumë se një krim i rëndë.

“Kjo masakër nuk ishte thjesht një krim, ishte një sinjal i qartë për krejt shqiptarët se armiku nuk do të ndalej, me synimet e tij për të na zhdukur”, është shprehur ai.

Sipas tij, Likoshani dhe Qirezi shënuan fillimin e një fushate të gjerë dhune që më pas përfshiu shumë zona të Kosovës, përfshirë Abrinë, Izbicën, Rezallën, Reçakun, Studimen, Dubravën dhe Krushën e Madhe.

Megjithatë, ai ka theksuar se sakrifica e atyre që ranë nuk e theu popullin shqiptar.

“28 vjet pas, kujtojmë me dhembje, por edhe me krenari ata që ranë për të mos vdekur kurrë, duke u bërë lule të lirisë dhe gurthemel i shtetit që sot po e gëzojmë”, ka deklaruar Jashari.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka nderuar dëshmorët me fjalët: Lavdi dëshmorëve të kombit!

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika