Mediat izraelite kanë raportuar se lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, mund të jetë vrarë, pasi pretendohet se janë ndërprerë të gjitha kontaktet me të.
Sipas raportimeve, ndër objektivat e goditura të shtunën në mëngjes ishte edhe pallati i Udhëheqësit Suprem në Teheran, i cili thuhet se u shkatërrua plotësisht, së bashku me dhjetëra objektiva të tjera ushtarake dhe struktura të regjimit në mbarë vendin.
Një zyrtar izraelit ka bërë të ditur se në shënjestër ishin Khamenei, Presidenti Masoud Pezeshkian, si dhe komandantë të lartë të regjimit dhe ushtrisë, megjithatë rezultatet përfundimtare të sulmeve mbeten ende të paqarta, raporton Jerusalem Post.