Ministri i Mbrojtjes i Italisë bllokohet në Dubai me familje

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, mbeti i bllokuar në Dubai me familjen e tij, ndërsa fluturimet u pezulluan pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Ministri u nis nga Roma të premten në mbrëmje me një fluturim civil për t’u bashkuar me familjen e tij, e cila tashmë ndodhej në Dubai me pushime.

Ai ishte planifikuar të kthehej në Itali të shtunën pasdite.

Por, kompania ajrore italiane ITA Airways njoftoi se kishte pezulluar fluturimet për në dhe nga Dubai deri të dielën.

Ndryshe, më herët u publikuan pamje nga një zjarr që kishte shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont The Palm në Dubai, pasi thuhet se kanë rënë mbeturina nga qielli gjatë një sulmi me raketa iraniane.

Fotot tregojnë një flakë të madhe dhe tym që ngrihet nga jashtë ndërtesës./Telegrafi

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika