Enis Kervan, ish-deputet nga radhët e Partisë Demokratike Turke, është emëruar sot në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes.
Ai është pritur në zyrën e kryeministrit Albin Kurti, ku edhe është nënshkruar vendimi për emërimin e tij.
Njoftimi i Zyrës së Kryeministrit
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Enis Kervan në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mbrojtjes.
Kryeministri Kurti e uroi z. Enis Kervan për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.”