Një burrë është gjetur pa shenja jete të hënën në banesën e tij në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rrethanat e vdekjes.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.