Shqipëria paralajmëron qytetarët të shmangin udhëtimet drejt Lindjes së Mesme

Aeroporti në Dubai, 2 mars 2026 AP.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar lidhur me sitatën në Lindjen e Mesme, duke theksuar se për shkak të përshkallëzimit të tensioneve ushtarake në rajon, gjendja e sigurisë mbetet e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme.

Autoritet këshillojnë qytetarët të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit deri në një njoftim të dytë.

Ata që ndodhen aktualisht atje duhet të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të konsiderojnë largimin përmes linjave ajrore, për aq kohë sa fluturimet vijojnë të jenë funksionale.

Ministria u bën thirrje qytetarëve të ndjekin vetëm burime zyrtare dhe mediatike të besueshme, të respektojnë udhëzimet e autoriteteve lokale, të mbajnë dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e komunikimit të gatshme, si dhe të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare në rast nevoje.

Për më tepër, ministria paralajmëron se, në rast përkeqësimi të situatës, mbyllja e hapësirës ajrore në një perimetër më të gjerë mbetet një mundësi reale dhe fluturimet mund të anulohen pa paralajmërim.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika