Petkoviq – Kusarit: Kosova dhe Serbia nuk janë të barabarta në dialog, ne jemi në OKB ndërsa ju jo

Kryenegociatori palës serbe në dialog, Petar Petkoviq, ka thënë se në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk janë të barabarta

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kryenegociatori i palës serbe në dialog, Petar Petkoviq

Të dielën e 10 qershorit janë zhvilluar një mori replikash midis shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kryenegociatorit të palës serbe në dialog, Petar Petkoviq.

Drejtuar Petkoviq-it, deputetja e pozitës, i ka dërguar një mesazh duke ia kujtuar atij se Kosova është e gatshme për një marrëveshje me Serbinë. Kjo vetëm me njohje reciproke.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar Petkoviq, i cili në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia nuk janë të barabarta.

Sipas tij, në dialog marrëdhënia midis dy palëve është “asimetrike”.

Kjo sepse, siç ka theksuar Petkoviq, Serbia është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kurse Kosova jo.

Ai shtoi se kjo gjë “e tillë do të mbetet”.

“Le ta nisim prej fillimi, Mimoza Kusari-Lila, sepse ju nuk kuptoni asgjë. Dialogu nuk ka të bëjë me dëshirat dhe ëndrrat e juaja, por për normalizim të marrëdhënieve, të bazuar në vendimin e OKB-së nga viti 2010. Në dialog, marrëdhënie jonë është asimetrike, sepse vetëm Serbia është anëtare e OKB-së dhe ashtu do të mbetet. Dhe tani, pak realitet – formojeni Asociacionin e Komunave serbe”, ka shkruar Petkoviq.

Ndryshe, deklarata e deputetes së VV-së, erdhi pasi Petkoviq kishte thënë se Kosova nuk dëshiron të dialogojë.

“Kur Mimoza Kusari-Lila thotë se kompromisi me Serbinë është i pamundur, do të thotë se Kosova nuk do të dialogojë” kishte shkruar në Twitter, Petkoviç.

Tutje, Petkoviç ka thënë se “e vetmja alternativë ndaj dialogut dhe kompromisit është tensioni në terren, dhe ajo është çfarë dëshiron Albin Kurti. Serbia do të ruajë paqen dhe stabilitetin, pavarësisht ëndrrave militante të Kosovës”.

Republika e Kosovës kërkon njohje të ndërsjellë, ndërsa këtë kërkesë poashtu e ka përkrahur Parlamenti i Evropian, nëpërmjet një rezolute ku kërkojnë që dialogu për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të jetë i “bazuar në njohje të ndërsjellë” dhe jo siç po pretendon Serbia që të këtë vetëkompromis.

Kusari-Lila i drejtohet Petkoviçit: Kur të jeni gati për njohjen e Kosovës, na lajmëroni sepse ne jemi gati

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika