Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Shtedim të Podujevës disa persona janë rrahur mes vete.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor teksa katër të dyshuar janë arrestuar, njofton Dukagjini.
“Fsh. Shtedim, Podujevë 05.03.2026 – 17:30. Është raportuar një rrahje mes disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë, si pasojë disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Janë arrestuar katër të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.