IKD kërkon që KPK-ja të shpallë konkursin për Kryeprokuror të Shtetit

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) i ka bërë thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) që në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të tij, të shpallë konkursin për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Sipas IKD-së, shpallja e këtij konkursi dhe zhvillimi i një procesi meritor do të ishte një sinjal adekuat i shenjave pozitive të reformës në KPK, njofton Dukagjini.

“Kosova është pa Kryeprokuror të Shtetit që nga prilli i vitit 2022. Kështu, tani po bëhen katër (4) vjet që kur Prokurori i Shtetit funksionon me u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit. Më 17 tetor 2023, Presidentja e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nuk e ka dekretuar kandidatin e propozuar nga KPK për Kryeprokuror të Shtetit, duke e kthyer këtë proces në KPK. Fatkeqësisht, që nga ajo kohë, KPK nuk ka vepruar në drejtim të zhvillimit të një procesi meritor dhe transparent për përzgjedhjen e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit” thuhet në njoftimin e IKD-së.

Sipas IKD-së, mosveprimi i KPK për vite me radhë kishte shpërfaqur mënyrën korporatiste të veprimit brenda KPK dhe sipas tyre tanimë kur KPK është funksionalizuar sipas reformës së re, ndër veprimet e para të saj duhet të jetë shpallja e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit dhe zhvillimi i një procesi transparent dhe meritor, ashtu që emri i Kryeprokurorit të Shtetit të mos dalë nga një proces i kontestuar. Kjo kërkesë është dhënë edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Për këtë arsye, IKD i bën thirrje KPK që sa më parë që është e mundur të shpallë konkursin për Kryeprokuror të ri të Shtetit duke përmbushur këtë pozitë e cila ka mbetur vakante për afër 4 vjet.

“Në të kundërtën, vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellonte më tej zbrazëtinë institucionale në krye të Prokurorit të Shtetit dhe do të dëmtonte besimin publik në funksionimin e pavarur dhe efektiv të vetë KPK. Prandaj, KPK duhet të veprojë pa vonesë për të nisur dhe zhvilluar një proces të rregullt, transparent dhe meritor për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit”, thuhet në njoftimin e IKD-së.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika