Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion në zonën e Bjeshkëve të Sharrit.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ky shërbim bëri të ditur se ekipet e tij ndodhen aktualisht në terren, pa dhënë detaje shtesë rreth natyrës së operacionit apo arsyes së ndërhyrjes.

“Operacion! Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës është duke zhvilluar një operacion në Bjeshkët e Sharrit. Për informata të tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të fundit nga rubrika