NATO ka njoftuar se gjatë muajit maj do të zhvillohet një stërvitje e përbashkët ushtarake ; territorin serb mes personelit ushtarak të Serbisë dhe vendeve aleate të Aleancës.
Sipas njoftimit, stërvitja do të mbahet në Zonën e Trajnimit Borovac në Serbi, një poligon që përdoret nga Forcat e Armatosura të Serbisë për përgatitjen e njësive për misione ndërkombëtare, përfshirë edhe operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.
Në njoftimin e NATO-s theksohet rëndësia strategjike e rajonit, duke u theksuar se “Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n”.
Po ashtu, Aleanca ka bërë të ditur se “e mirëpresim mundësinë që personeli ushtarak serb dhe ai i vendeve aleate të stërviten së bashku në Serbi këtë maj”.
Sipas NATO-s, aktiviteti do të zhvillohet me ftesë të Serbisë dhe në respekt të politikës së saj të neutralitetit ushtarak.
Në deklaratë thuhet se “ky aktivitet do të zhvillohet me ftesë të Serbisë dhe në respekt të plotë të politikës së saj të deklaruar të neutralitetit ushtarak”.
Aleanca thekson se stërvitjet e përbashkëta kanë rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe në ruajtjen e stabilitetit rajonal.
“Stërvitja e përbashkët përmirëson ndërveprueshmërinë, forcon bashkëpunimin praktik dhe mbështet stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet më tej në deklaratë.
Në fund, NATO thekson se “vlerëson partneritetin me Serbinë dhe pret me padurim të punojë së bashku gjatë kësaj stërvitjeje”.
The Western Balkans is a region of strategic importance for NATO. We welcome the opportunity for Serbian and Allied military personnel to train together in Serbia this May. The exercise will take place at Serbia’s Borovac Training Area, which the Serbian Armed Forces use… pic.twitter.com/RqdyAdg9zl
— NATO JFC Naples (@JFC_Naples) March 7, 2026
