Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar pas deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me regjistrimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit.
Rashiq ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e kishte bërë “për shkak të tij”.
Haradinaj ka theksuar se, nëse kjo deklaratë rezulton e vërtetë dhe nuk përgënjeshtrohet nga Kurti, atëherë sipas tij kjo përbën “më shumë se tradhti kombëtare”.
“Nëse Kurti nuk e demanton, kjo përbën më shumë se tradhti kombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.