Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, një person i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në një incident që ka ndodhur sonte (e diele) në Skenderaj.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 21:04 është pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Dukagjinin ka bërë të ditur se sipas të dhënave fillestare një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetime për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Zahiti.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika