Njësiti policor i urdhëresave i Stacionit Policor të Prizrenit ka realizuar urdhër-arrestin ndaj M.V., 56 vjeç, nga Samadraxha e Suharekës, me banim në Prizren.
Pas shumë kërkimeve për arrestimin e tij, i njëjti është vetëdorëzuar në polici.
Më pas, ai është shoqëruar dhe dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali-Prishtinë për vuajtjen e dënimit me burg.
M.V. ishte i dënuar me gjithsej 5 vite e 500 ditë burg efektiv, me vendime të plotfuqishme të Gjykatës Themelore të Prizrenit, duke iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
Ai është dënuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267, paragrafi 2 të KPRK-së.
