Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka bërë thirrje vendeve të G7 që të ndërmarrin hapa për të rikthyer sa më shpejt lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar për energjinë në botë.
Macron, vendi i të cilit aktualisht mban presidencën e grupit të shteteve të industrializuara G7, i bëri këto komente gjatë një videokonference me liderët e vendeve anëtare.
Ai theksoi se është e domosdoshme një koordinim i ngushtë mes shteteve për të siguruar që liria e lundrimit të rikthehet sa më shpejt, pasi lufta në Lindjen e Mesme ka ndërprerë trafikun në këtë korridor të rëndësishëm detar.
Presidenti francez shtoi gjithashtu se është e rëndësishme të angazhohen edhe palë të tjera ndërkombëtare për të shmangur çdo kufizim të mundshëm në eksportet e naftës dhe gazit, të cilat mund të përkeqësonin më tej situatën në tregjet globale të energjisë.