Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë thotë se ndalimi njëvjeçar i TikTok-ut ishte antikushtetues

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi të mërkurën se ndalimi njëvjeçar i platformës sociale TikTok nga Qeveria, i cili skadoi muajin e kaluar, ishte antikushtetues dhe shkeli lirinë e fjalës.

Ndalimi, i vendosur vitin e kaluar dhe fillimisht i lidhur me vdekjen e një nxënësi 14-vjeçar në Tiranë pas bullizmit në internet, bëri që platforma kineze e videove të shkurtra të ndalohej për të gjithë përdoruesit në vend.

Në atë kohë, TikTok-u tha se përleshja mes nxënësve nuk e kishte zanafillën në platformën e tyre.

Ndalimi përfundoi më 5 shkurt 2026 dhe Qeveria përmendi “mekanizma të rinj sigurie” të zbatuar nga TikTok.

Në vendimin e saj të mërkurën, Gjykata Kushtetuese tha se Qeveria nuk kishte shqyrtuar mjaftueshëm pasojat e zbatimit të një ndalimi të tillë dhe nuk kishte “provuar në mënyrë bindëse se bllokimi i përgjithshëm i platformës përbën mjetin e vetëm efektiv dhe të domosdoshëm për t’i arritur qëllimet”.

Ajo gjithashtu tha se ndalimi shkeli lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes.

Vendimi u dha në përgjigje të një kërkese të paraqitur marsin e kaluar nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN).

Partitë opozitare e akuzuan Qeverinë se po përpiqej t’i heshtte ato duke ndaluar platformën disa javë para zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, gjë që Qeveria e mohon./RadioEvorpaeLirë

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika