Kurti fton opozitarët në takim, Jashari: Përveç propagandë nuk prodhojnë asnjë rezultat

Analisti politik, Shemsi Jashari, vlerëson se janë propagandë ftesat e kryeministrit, Albin Kurti për liderët opozitarë që të takohen lidhur me çështjen e Presidentit.

Jashari, i ftuar në FIVE në Dukagjin, u shpreh se edhe po të ndodhnin këto takime nuk do të ketë asnjë rezultat nga to

“Zotëri Kurti po bën atë që jemi mësuar me e pa se e bën pasi veprimet që i bën – i bën për të arsyetuar mosveprimet e veta dhe mosveprimin e tij për zgjedhjen e presidentit bën tash veprime që mund t’i shes tek publiku si angazhim të tij për të vazhduar punë. Por,është parë që nuk është i interesuar të gjej kompromis me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit. Nuk po iu mjaftojnë Kuvendi dhe Qeveria, por po dëshiron të ketë edhe postin e Presidentit dhe të gjitha me i pas nën kontroll që në sistem demokracie nuk i takon dhe partitë opozitare nuk do të duhej asnjëherë të ja jepnin atë mundësi”, u shpreh Jashari.

“Kurti mund t’i vlerësojë si përpjekje këto ftesa për takime  dhe një pjesë e mbështetësve të tij edhe e besojnë. Por, Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar secilin aktivitet rreth zgjedhjes së Presidentit dhe këto veprime janë përveç propagandë janë të kota dhe s’kanë asnjë rezultat”, u shpreh Jashari.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika