Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së Kosovës gjatë katër viteve të ardhshme

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Panairin e Industrisë së Mbrojtjes BEDEX 2026 në Bruksel, duke theksuar rëndësinë e ngjarjes për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Maqedonci, nëpërmjet një postimi në Facebook, bëri të ditur se gjatë panairit zhvilloi takime me Gjeneral Frederik Vansina, si dhe me përfaqësues të kompanive të industrisë së mbrojtjes për të diskutuar mundësitë e furnizimit të Ushtrisë së Kosovës me sisteme dhe pajisje moderne, si dhe bashkëprodhimin dhe investimet në zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes, njofton Dukagjini.

Maqedonci thekson se Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar për modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse përmes investimeve strategjike.

Ai njoftoi se gjatë katër viteve të ardhshme janë planifikuar investime mbi 1 miliard euro për avancimin e kapaciteteve luftarake, ndërtimin e infrastrukturës së re mbrojtëse dhe zhvillimin e industrisë vendore.

“Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar për të përshpejtuar modernizimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse përmes investimeve strategjike. Në këtë drejtim, gjatë katër viteve të ardhshme janë planifikuar investime mbi 1 miliard euro për zhvillimin e ushtrisë, përfshirë avancimin e kapaciteteve luftarake, ndërtimin e infrastrukturës së re mbrojtëse dhe zhvillimin e industrisë vendore. Në një mjedis të ri sigurie në Evropë, Kosova synon të kontribuojë jo vetëm në forcimin e mbrojtjes së saj kombëtare, por edhe në sigurinë rajonale dhe euroatlantike, duke thelluar bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë”,ka shkruar Maqedonci.

Mes tjerash, ai thotë se panaire si BEDEX 2026 janë platforma kyçe për ndërtimin e partneriteteve afatgjata, qasjen në teknologjitë më të avancuara dhe përforcimin e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës, duke kontribuar në një të ardhme më të sigurt për vendin dhe rajonin.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika