MPJD: Nesër protestohet në Jarinjë, qytetarët të ndjekin rrugët alternative

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar qytetarët se të shtunën, më 14 mars, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në pikën kufitare Jarinje, në territorin e Serbisë.

Sipas njoftimi të MPJD-së, rruga pritet të bllokohet për rreth dy orë, nga ora 16:00 deri në ora 18:00, njofton Dukagjini.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt vendlindjes apo të kalojnë tranzit nëpër këtë segment rrugor, këshillohen që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim, të shfrytëzojnë rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Tutje thuhet se Ministria do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri.

Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në numrat: +383 (0)45 198 000, +383 (0)45 198 606 ose në numrin pa pagesë 0800 50095.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika