Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet ‘një mënyrë apo tjetër’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të hapet dhe do të jetë e sigurt për transportin detar, duke paralajmëruar masa të forta ushtarake kundër Iranit.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi se “një mënyrë apo tjetër, shumë shpejt do ta bëjmë Ngushticën e Hormuzit të hapur, të sigurt dhe të lirë”, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Ai shtoi se shpreson që vende si Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar të dërgojnë anije luftarake për të garantuar sigurinë e kësaj rruge strategjike detare.

Sipas Trump, disa vende tashmë po planifikojnë të dërgojnë anije ushtarake për të mbajtur të hapur korridorin e rëndësishëm të transportit energjetik.

Ai paralajmëroi gjithashtu se forcat amerikane do të vazhdojnë sulmet kundër objektivave iraniane, duke thënë se SHBA do të “bombardojë rëndë vijën bregdetare dhe do të qëllojë vazhdimisht anijet iraniane”.

Presidenti amerikan pretendoi se SHBA ka shkatërruar “100% të kapaciteteve ushtarake të Iranit”, por shtoi se Teherani ende mund të përdorë dronë, mina detare dhe raketa me rreze të shkurtër.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Iranit në Gjenevë, Ali Bahrani, i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar deklaratat e Trump si të bazuara në gënjeshtra të fabrikuara.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë, pasi përmes saj kalon një pjesë e madhe e furnizimit global me naftë dhe gaz.

Irani reagon pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika