Sot (e diel) në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës në disa zona do të ketë edhe vranësira të pjesshme.
Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat që do të shfaqen kryesisht në viset malore mund të gjenerojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 8 deri në 26 kilometra në orë, thonë nga Meteo Kosova përcjell Dukagjini.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius gjatë ditës.