Policia e Kosovës ka publikuar statistikat nga raporti 24-orësh, ku bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 24 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 41 aksidente me dëme materiale.
Sipas të dhënave zyrtare, nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet gjatë kësaj periudhe.
Policia gjithashtu ka shqiptuar 2013 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.
Sa i përket veprimeve policore, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 24 persona, ndërsa 5 persona janë dërguar në mbajtje. Po ashtu, 1 person është ndaluar nga policia, ndërsa 6 persona janë në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe ligjin, në mënyrë që të rritet siguria në rrugë dhe të parandalohet numri i aksidenteve.