Irani vendos “mburoja të kaltra” gjatë bombardimeve SHBA-Izrael

Një sërë mburojash kaltërebardh të vendosura mbi ndërtesa në gjithë Iranin synojnë ta dërgojnë një mesazh për planifikuesit e sulmeve amerikane dhe izraelite.

Fotografi të simbolit të vendosur mbi çati dhe pranë vendeve të trashëgimisë kulturore u shpërndanë nga mediat shtetërore iraniane më 10 mars, së bashku me raportet se “më shumë se 120 muze dhe disa ndërtesa historike” në gjithë Iranin janë shënjuar me këtë emblemë.

I njohur zyrtarisht si “Mburoja e Kaltër”, shefi i trashëgimisë kulturore të Iranit, Mohsen Tousi, u tha mediave iraniane se simboli ishte vendosur “për t’i mbrojtur pasuritë e vlefshme kulturore dhe historike”.

Peter Stone është president i organizatës Blue Shield. Ai i tha Radion Evropa e Lirë se përdorimi i simbolit në Iran është “shumë pozitiv”, por theksoi se organizata e tij nuk ka kontroll mbi përdorimin e kësaj embleme. Pjesa e brendshme e dëmtuar nga bombat e Pallatit Golestan në Teheran, më 2 mars. Sulmet ndaj objektivave të regjimit aty pranë thuhet se shkaktuan dëme nga shpërthimet në Vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Në konflikte të mëparshme, përfshirë gjatë pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, emblema e mburojës së kaltër është përdorur, shpesh e pikturuar mbi çati në përmasa të mëdha që të jetë e dukshme për pilotët e avionëve dhe dronëve.

Disa ndërtesa që mbanin emblemën u dëmtuan gjatë konfliktit, ndërsa të tjera jo. Stone thotë se ka qenë e pamundur të dihet ndikimi i mirëfilltë i simbolit, pasi vendimmarrja për objektivat ndodh pas një muri të fshehtësisë ushtarake.

Një mburojë me ngjyrë të kaltër të zbehur shihet në çatinë e Muzeut Kombëtar të Irakut në Bagdad, e cila ishte pikturuar para pushtimit amerikan të vitit 2003.

Një mburojë me ngjyrë të kaltër të zbehur shihet në çatinë e Muzeut Kombëtar të Irakut në Bagdad, e cila ishte pikturuar para pushtimit amerikan të vitit 2003. Përveç kësaj, nuk ekziston asnjë mekanizëm për të verifikuar nëse objektiva të ligjshme ushtarake iraniane po shënohen me këtë simbol.

“Në luftën moderne, realisht është ushtrim mjaft i kotë të vendosësh një emblemë të madhe mbi çatinë e një muzeu”, thotë Stone, duke shtuar se shumë ushtri moderne kanë listat e tyre sekrete për vendet që nuk duhen goditur.Megjithatë, ai thotë se një shënim kaq i qartë i vendeve të trashëgimisë “shton një shtresë shtesë të përgjegjësisë për këdo që sulmon, që ta marrë seriozisht këtë emblemë dhe mbrojtjen e saj”.

Nëse vendoset në një vend kulturor legjitim pa përdorim ushtarak, eksperti britanik i trashëgimisë thotë se emblema mund të ketë edhe peshë ligjore, pasi “mbrojtja e saj vjen nga Konventa e Hagës e vitit 1954”, të cilën e kanë ratifikuar edhe Izraeli dhe SHBA-ja. Në konflikte të mëparshme, përfshirë gjatë pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, emblema e mburojës së kaltër është përdorur, shpesh e pikturuar mbi çati në përmasa të mëdha që të jetë e dukshme për pilotët e avionëve dhe dronëve.

Disa ndërtesa që mbanin emblemën u dëmtuan gjatë konfliktit, ndërsa të tjera jo. Stone thotë se ka qenë e pamundur të dihet ndikimi i mirëfilltë i simbolit, pasi vendimmarrja për objektivat ndodh pas një muri të fshehtësisë ushtarake. Pas konfliktit, thotë Stone, përdorimi i drejtë i simbolit të mburojës mund të shtojë “një provë shtesë” për ndjekjen penale të atyre që sulmojnë pa ndonjë domosdoshmëri ushtarake.

Stone pranon se koncepti i së drejtës ndërkombëtare mbi të cilin bazohet mburoja e kaltër sot është në një gjendje të brishtë, por ai thotë: “duhet ta mbajmë gjallë”, sepse në të kundërt “askush nuk do të mbahet përgjegjës”. /REL

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika