Çfarë u gjet në vendin e ngjarjes – Policia jep detaje për vrasjen në Gjakovë, i dyshuari i njohur për organet e rendit

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi mëngjesin e së hënës në Gjakovë.

Ai ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit dhe një armë e ftohtë.

Aktualisht, hetimet janë në fazë fillestare dhe po mblidhen dhe verifikohen dëshmitë.

Sa i përket personit të dyshuar, Elezaj ka deklaruar se dorasi është i njohur për policinë, por nuk ka dhënë detaje shtesë mbi motivet e ngjarjes.

Policia ka kërkuar mirëkuptimin e publikut që informacioni i ndarë të mbetet i kufizuar, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Atë që mund të ndajmë tash, në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit edhe një armë e ftoftë, kjo është e gjitha që mund të ndajmë aktualisht me publikun pasi jemi në fazën fillestare të hetimit, jemi në mbledhjen e dëshmimeve dhe verifikimin dëshmimeve. Në këtë fazë kërkojë mirëkuptimin të mbesin vetëm këto informata që ndava deri tash. Dorasi për Policinë e rajonit të Gjakovës është i njohur, ne e njohim kjo sa i përket të dyshuarit”, ka deklaruar Elezaj në konferencë për media.

Vrasja në Gjakovë, i dyshuari ende në arrati

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika