Rrustemi: Po të mos ishte VV-ja në pushtet, veriu do të ishte ende nën kontrollin e Radoiçiqit dhe barrikadave

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, në një intervistë në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, ka thënë se po të mos ishte VV-ja në qeveri, sot gjendja në veri do të ishte me Radoiçiqin dhe me barrikadat.

Ai ka akuzuar PDK-në për situatën e mëhershme në veri të Kosovës.

“Pse veriu i Kosovës ishte mbajtur nën kontroll nga strukturat paralele të Serbisë deri në vitin 2023, respektivisht 2024, kur z. Kurti i eliminoi, është pikërisht PDK”, ka thënë ai.

Ai ka pretenduar se PDK ishte në pushtet për 20 vite.

“Ata ishin për 20 vite, ndërkohë që gjendja ishte… për 20 vite në mënyra të ndryshme”, ka pretenduar ai.

“Por edhe po të ishin edhe deri më sot në pushtet, sot do t’i kishim strukturat paralele në veri të Kosovës”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika