Pas ‘lëshimit pe’ për Ligjin për të Huajt / Ramabaja: Veprimet e Kurtit duhen përshëndetur si veprim burrështeti

Analisti Sadri Ramabaja, në Debat Plus në RTV Dukagjini, duke diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend, ka thënë se:

“Vetë është një fenomen: sa më stabil dhe funksional është shteti, më komod është (Albin Kurti) edhe në ndjekjen e individëve ose grupeve që veprojnë jashtë ligjshmërisë. Edhe më i kujdesshëm, edhe më bashkëpunues”, ka thënë ai.

Më tej, Ramabajës i ka bërë përshtypje raporti i Augustin Palokajt, ku sipas Ramabajës ai ka shkruar “me koordinim apo pa koordinim”.

Ai pretendon se Bashkimi Evropian ka filluar të bëjë një “ndryshim gradual”.

“Ka një ndryshim gradual edhe në qëndrimin e Brukselit në raport me Kosovën. Para sa ditësh kishim edhe largimin e fusnotës në një komitet bukur të rëndësishëm, sinjifikativ, domethënës se gradualisht politika e Bashkimit Evropian ka filluar të ndryshojë. Sinjalet janë pozitive. Ato sinjale, për fat të mirë, qeveria i ka lexuar mirë, qartë, drejt dhe ka vepruar konform interesit të republikës”.

“Këtë veprim duhet përshëndetur si veprim burrështeti, konform detyrave që ka edhe ndaj qytetarëve, edhe të minoritetit serb”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika