Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga sot, e martë pritet ndryshim i kushteve atmosferike në vend.
Sipas IHK, në viset malore dhe në lartësi më të mëdha priten reshje bore, ndërsa në viset e ulëta kryesisht reshje shiu, të cilat herë pas here mund të përzihen edhe me borë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale nga 9 deri në 12°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 9 m/s.
Sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato në përgjithësi do të jenë të favorshme për aktivitetet bujqësore.
Bujqve u rekomandohet që gjatë ditës së hënë të shfrytëzojnë kushtet e mira të motit për shpërndarjen e plehut artificial dhe për kryerjen e punëve të tjera në parcela.
Ndërkohë, në ditët në vijim, për shkak të reshjeve dhe uljes së temperaturave, aktivitetet në fushë mund të jenë më të kufizuara.